Napoli po përjeton një sezon fantastik, janë 5 hapa larg titullit në Serie A, i duhet 5 fitore për tu shpallur matematikisht kampion, ndërsa siguruan për herë të parë në histori një biletë për në fazën çerekfinale të Champions League. Një meritë të pa diskutuar në këtë ecuri ka dyshja Osimhen-Kvara.

Sipas një analize të ‘Transfermarkt’, dyshja e Napolit formojnë sulmin e dytë më të mirë në 5 kampionët më të fortë në Evropë. Osimhen-Kvara, të dy së bashku, kanë realizuar 33 gola në Serie A, vetëm Haaland-Foden kanë realizuar më shumë. Dyshja e Man.City kanë realizuar në këtë sezon të Premier League 37 gola.

Corr
Corr

Në vendin e tretë në këtë podium “bomberash” ndodhet dyshja e PSG, Messi-Mbappe të cilët kanë realizuar 32 gola. Forma e shkëlqyer që po kalojnë këtë sezon Osimhen dhe Kvara ka bërë që presidenti i Napolit të “fërkojë duart”, nga shitja e tyre e mundshme mund të përfitojë mimimalisht 250 milionë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: