Një shqiptar është kapur me rreth 55 kg drogë nga strukturat doganore në Morinë. Sipas të dhënave zyrtare, strukturat doganore të Degës Doganore Morinë/Kukës në bashkëpunim me Doganën Kosovare, me datë 25.07.2019, kanë sekuestruar një sasi prej 54 kg 963.24gr lëndë narkotike e tipit: 25 kg e 411.86 gr marijuanë “çokollatë” dhe 29 kg 521.38 gr marijuanë.

Gjatë kontrollit të përbashkët u përzgjodh për skanim nje automjet te tipit Opel Meriva, drejtuar nga shtetasi me iniciale A.K.

Gjatë procedurës së skanimit nga ana e doganierëve të Degës Doganore Morinë dhe punonjësve të skanerit është vërenjtur dhe markuar si pjesë e dyshuar, dysheme e mjetit, ku më pas është dërguar për kontroll në vijë të dytë në Doganën Kosovare, duke mundësuar kontroll të detajuar, të përbashkët, me Degën Doganore Morinë.

Për veprime/hetime të mëtejshme ky rast po ndiqet nga Policia Kosovare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb