Diktatori koreano-verior Kim Jong-un nuk është parë në publik për 35 ditë, teksa Koreja e Veriut po përgatit një paradë ushtarake për të shënuar 75-vjetorin e saj.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut nuk mori pjesë në një takim të tretë të Byrosë Politike të dielën, ku zyrtarët e lartë po diskutonin problemet kryesore bujqësore të vendit, sipas mediave shtetërore.

Ndonëse nuk është e pazakontë që Kim të ketë periudha relativisht të gjata pa u parë në publik, raportohet se këto 35 ditë shënojnë periodën e dytë më të gjatë ku ai nuk është shfaqur.

Ka spekulime se Kim është mbajtur larg vëmendjes për t’u përgatitur për atë që pritet të jetë një ceremoni masive dhe bazohet në faktin se vitin e kaluar ai u pa duke qenë në krye të një parade ushtarake në prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb