GREQI

Detaje të reja zbulohen nga krimi në Glyka Nera. Një muaj më parë një prej çiftit, Caroline Crouch ose Babis Anagnostopoulos udhëtoi në Kretë mes dative 11-12 prill për të marrë një shtëpi me qira.

Presidenti Nderit të Oficerëve të Policisë zbulon se personi që udhëtoi në Kretë ishte me një person të seksit të kundërt, dhe dyshohet se shtëpia me qira ishte pjesë e planit të vrasjes.

“Një nga çifti shkoi me dikë të seksit të kundërt në Kretë për të marrë me qira një shtëpi. Personi që shkoi atje ishte i mërzitur dhe në fund shtëpia nuk u mor me qira.’’- thotë Athanasios Katerinopoulos.

Ndërkohë ai hedh dyshime se pikërisht kjo lëvizje e një prej çiftit tregon problemet serioze në marrëdhënie.

Gjithsesi zbulimi i udhëtimit tregon se në rast se personi që ka udhëtuar për në Kretë ka qenë Babis, atëhere personi që e shoqëronte, që dyshohet të jetë femër mund të jetë bashkëpuntorja e tij në krim.

Një muaj më pas Babis Anagnostopoulos mbyti me duar gruan e tij britanike dhe e fshehu krimin për 37 ditë duke trilluar skenare të tjera.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb