KANADA- Një aeroplan i kompanisë ajrore “British Airways” që udhëtonte nga Los Angeles me destinacion Londrën është detyruar të bëjë ulje emergjente në Kanada si pasojë e një kërcënimi për bombë në bord

Një zëdhënës i Policisë së Montrealit ka thënë se një ekip special i forcave policore (SWAT) dhe qentë nuhatës kanë kontrollua në brendësi të aeroplanit për të verifikuar, duke mos e konfirmuar se një kërcënim me bombë ka qenë shkaktar i uljes emergjente.

“Fluturimi BA274 nga Los Angeles në Londër është anuluar, duke bërë ulje emergjente në Montreal dhe duke i zbritur të gjithë pasagjerët nga aeroplani, pasi kapiteni mori vendim për ta ulur aeroplanin si masë sigurie”, thuhet në deklaratën e British Airways.

“Po bëjmë të pamundurën për t’i akomoduar pasagjerët tanë nëpër hotele, dhe t’iu sigurojmë bileta të tjera që fluturimi i tyre të vazhdojë sa më shpejtë të jetë e mundur”, thuhet më tej në deklaratë.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb