PARIS – Kulla Eiffel në Paris është vënë edhe njëherë në shënjestër të terroristëve. Gjatë ditës së djeshme, atraksioni më i rëndësishëm turistik i Francës është mbyllur për të gjithë vizitorët, për shkak të dyshimeve se një terrorist është parë me çantë të madhe pranë saj.

Policia anti-terror ka mbërritur në vendin e ngjarjes rreth orës 9 të mëngjesit, menjëherë pas këtyre dyshimeve.

Sipas “Daily Mail”, është raportuar për një person që ka mbajtur një çantë të madhe me vete afër kullës. Menjëherë pas këtij raportimi është bërë edhe evakuimi i kullës.

Personi i paidentifikuar është parë një orë para se kulla Eiffel të hapej për vizitorët, ndërsa është larguar përpara se në vendin e ngjarjes të vinte policia.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: