Dyshime për variantin e ri të koronavirusit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka nisur 30 mostra për analiza më të detajuara në Gjermani.

Ky lajm është bërë i ditur nga Xhevat Jakupi, drejtor i Departamentit të Mikrobiologjisë në IKSHPK. Mostrat do të dërgohen në Universitetin “Charite” në Berlin, i cili është një nga laboratorët referent të OBSH-së. Ndërkohë, në 24-orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 267 raste të reja me koronavirus.

Numri i viktimave nga virusi ka arritur në 1 mijë e 411, derisa raste aktive janë 5 mijë e 275.
Varianti i ri i koronavirusit është konfirmuar në dhjetor të vitit 2020 në Mbretërinë e Bashkuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: