PRISHTINE– Drejtori i Fondacionit “Rockefeller Brothers”, Haki Abazi, po kërkon zhvarrimin e kufomës së ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Ai thotë se vdekja e Rugovës bëhet e dyshimtë, pasi skena politike në vend ka pësuar ndryshime radikale, pas vdekjes së tij.

“Normalisht, vdekja e një njeriu me rëndësi kaq të madhe historike, duke i prirë proceseve drejt pavarësimit të vendit, lë hapësirë për dyshime. Vdekja e tij bëhet e dyshimtë, pasi ndodhi pas ngjarjeve të vitit 2004 dhe para shpalljes së pavarësisë”, -ka thënë Abazi, transmeton Rrokum.tv.

Këto pretendime i kundërshton njëri ndër shoqëruesit e Presidentit Rugova, Adnan Merovci, i cili e quan tezë si “teori konspirative”.

“Unë nuk u besoj këtyre gjërave, sepse Rugova e ka bërë punën e vet dhe e ka kryer misionin. Tash na mbetet neve që të punojmë”, – ka thënë Merovci.

Ibrahim Rugova ka vdekur më 21 janar 2006. Sipas raporteve të mjekëve, ai ka humbur jetën nga kanceri në mushkëri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: