Do ta heqë muzeu kapelën e presidentit amerikan, Abraham Lincoln? Testet e fundit të ADN-së rivënë në pikëpyetje vërtetësinë e një aksesori që mendohej deri tani se ishte përdorur nga një prej presidentëve më të famshëm amerikanë.

Kapelja në fjalë është e një forme klasike me ngjyrë kafe, me lëkurë kastori e ruajtur në ‘’Abraham Lincoln Presidential Library and Museum’’, muzeu dedikuar politikanit të shquar në qytetin Springfield në jug të Çikagos.

Muzeu besonte prej shumë vitesh se kapelja ishte përdorur nga presidenti i XVI i SHBA-së, i njohur për kontributin në dhënien fund të skllavërisë dhe luftës civile. Abraham Lincoln shquhej gjithashtu edhe për një sens të së bukurës dhe estetikes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb