ELBASAN- Detaje të tjera mësohen për ngjarjen tragjike në Elbasan, ku burrë e grua u dogjën në banesën e tyre. Shyqo (Vasil) Liçi, 65 vjeç dhe gruaja e tij Sabire Liçi, 60 vjeçe u gjetën të djegur në shtëpinë e tyre në fshatin Gjergjan të Elbasanit, por dyshimet e policisë janë se kryefamiljari i vuri vetë flakën banesës.

Akti ekstrem dyshohet të jetë marrë nga burri për shkak të sëmundjes së rëndë të gruas dhe neglizhencës së tre fëmijëve emigrantë të çiftit që nuk iu telefonin prej kohësh. Gazetari Fatmir Popja raporton për “BalkanWeb” se një bombol gazi është gjetur e çmontuar qëllimisht në katin e parë dhe një tjetër në katin e dytë të banesës ku jetonin burrë e grua.

Bombolat e gjetura përforcojnë dyshimin që në kushtet e një tronditjeje të thellë psikike kryefamiljari t’i ketë vënë vetë zjarrin banesës. Edhe fqinjët kanë thënë për policinë se 65-vjeçari ishte në depresion për shkak të problemeve familjare.

Informacion paraprak
Në fshatin Gjergjan, Elbasan, në banesë janë konstatuar pa shenja jete nga një i afërm i tyre shtetasit: V. Liçi, 65 vjeç, dhe bashkëshortja e tij shtetasja S. Liçi, 61 vjeçe.

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi V. Liçi ka hapur bomblën e gazit e më pas i ka vendosur flakën.

Si pasojë kanë marrë flakë disa orendi shtëpiake si dhe dyshohet nga asfiksia kanë ndëruar jetë bashkëshortët.

Nipi i tyre ka konstatuar zjarrin dhe ka shkuar menjëherë në banesë duke u futur nga dritarja por çifti kishte ndërruar jetë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: