E veja e udhëheqësit të vrarë të “GI SDP”, Millena Popoviq Ivanoviç, beson se dikush është duke u munduar ta fsheh të vërtetën lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.

Milena Popoviç Ivanoviç gjatë një interviste dhënë të përditshmen serbe Kurir, ka deklaruar se shumë arsyetime të palogjikshme dhe të rreme lidhur me imazhet satelitore tregojnë se ekzistojnë pengesa në hetim.

“Posedoj të njëjtin informacion që e posedon edhe presidenti Aleksandar Vuçiç, se imazhet satelitore nuk ekzistojnë pasi atë ditë kishte mjegull. Më kujtohet shumë mirë që atë ditë nuk ka pasur mjegull, si dhe që mjegulla nuk mund të pengoj në shkrepjen e imazheve satelitore. Diçka nuk është në rregull. Atëherë si laike që jam pyes, si ndodh që në Londër ku 300 ditë të vitit janë me mjegull, satelitët punojnë pa ndonjë problem”, ka shtuar Milena Ivanoviç. /Telegrafi/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb