Volodymyr Zelenskyy ka thënë se do të mirëpriste një takim midis Kievit dhe Pekinit, pavarësisht se nuk sheh asnjë shenjë të një plani paqeje nga Kina.

Presidenti ukrainas e bëri këtë koment gjatë një konference në Kiev me kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez.

Sanchez është lideri i fundit që viziton Ukrainën përpara përvjetorit të nisjes së luftës, pas udhëtimit të papritur të presidentit amerikan Joe Biden të hënën dhe paraqitjes së kryeministres italiane Giorgia Meloni të martën.

Deklarata e Zelenskyy se ai “do të donte të takohej me Kinën” vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se aleanca kishte parë shenja se Kina është gati të furnizojë Rusinë me armë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: