TIRANE – Në fillim u duk si thashethem normal tifozësh pas një humbjeje të rëndë si ishte ajo ndaj Serbisë në “Elbasan Arena”. Por tashmë duket se mes aludimeve për shitje të ndeshjes, fiksim rezultati dhe çdo paragjykim tjetër, ka një fakt në aspektin e koficentëve. Minuta90.com duke investiguar lidhur me “shashkën”që hodhi një tifoz nga Laçi me emrin Enea tek emisioni “Zonë e Lirë”, i gazetarit të mirënjohur Arian Cani, nuhati se diçka nuk shkonte në luhatjen e koficentëve. Minuta90.com kontaktoi një specialist bastesh, i cili nuk ka dashur të identifikohet, por shpjegon më së miri situatën.
– Përshëndetje, mund të na tregoni diçka për ju, sa i njihni bastet, çfarë lidhje keni ju me to?
– Përshëndetje, unë kam mbi 10 vite që merrem me kuotat e basteve. Bastet i njoh shumë, pasi rruga që ndiqet për to është Azia. Bastet aziatike janë baste që mund të përdoresh shuma të mëdha pa rënë shumë në sy për ato që nuk i njohin, por për ne që merremi çdo ditë me survejimin e Bursës e kuptojmë fare lehtë kur një ndeshje ka luhatje në koficent. Unë këtë gjë e kam punë dhe zanat të përditshme. pasi unë si individ merrem me baste “Change” që do të thotë luajë në bursë me koficentin.
– Janë hapur zëra se ndeshja e Shqipërisë është e shitur. Bazuar në njohuritë tuaja, a kanë baza këto akuza, në bazë të asaj që ju keni ndjekur me lëvizjet e koficentëve të ndeshjes?
– Të jem i sinqertë luhatje ka pasur shumë, sa që binte në sy çdo gjë duke filluar që 2 ditë para ndeshjes teoria që bursa ka është që askush nuk vendos lekë për të humbur vet. D.m.th koficenti që ka rënë në favor të Serbisë nuk ka rënë kot, dikush ka ditur diçka. Aq më tepër që ishte një rënie drastike prej 60 pikësh që më aq sa marr vesh unë, i bie të jenë luajtur miliona euro.

– Pra në njohurin tuaj i bie që ndeshja me Serbinë ka qenë e kurdisur? Na e shpjegoni pak çështjen e pikëve, për ata që se kuptojnë dhe nga dilni në konkluzion që janë luajtur miliona euro?
– Atëherë për të kuptuar çështjen e pikëve në bursë na jepet koeficenti fillestar dhe për të vendosur lekët na jepet shuma minimale dhe ajo maksimale. Koeficenti në bursë bie për çdo pik që luhet në shumën maksimale, që do të thotë maksimumi i bastit ka qenë 50 mijë euro. Duke e shumëzuar 50 x 60 pikë baras diku me përafërsi 3milion euro. Fiks ka pas renie 80 pikë. Ka dal me kof 3.15 fitorja e Serbisë dhe ka përfunduar me 2.35. Diku tek 80¬90 pikë.
– Nga 1 në 100, ju personalisht sa shanse i jepni mundësisë që ndeshja të jetë shitur, pra të jetë bastuar në favor të Serbisë me informacione? Dhe përse aludohet që mund të jetë bastuar nga Shqipëria, ata që sic ju thoni kanë ditur dicka, mund të jenë në cdo vend të botës?
– Ky lloj basti futet tek 75% pasi di të them edhe këtë që se harroj kurrë që dy rezultatet e sakta më të goditura ishin 0¬1 dhe 0¬2 ! Për këtë jap jetën. 0¬1 kuotohej 4.5 dhe 0¬2 kuotohej në 9.
– Në këtë këndvështrim, ndeshja i bie të jetë shitur. Cila është rruga që këshilloni për të ndjekur nëse dikush do që të zbulojë të vërtetën?
– Që në këtë ndeshje janë vënë baste të çmendura për fitoren e Serbisë kjo as që diskutohet, por kompania që survejon të gjitha bastet online është Bet Radar, e cila mund të vulosi gjjithcka se nga ku janë vënë bastet, edhe se sa janë vënë. Bastet që janë luajtur në atë ndeshje janë: Fitore, barazimi ndahet për Serbinë. Fitore barazimi humbet gjysmën e bastit dhe fitore e Serbisë në kokë. Kjo do të thotë që ato baste janë nisur me gjysmë bindje.
– Ja disa foto te luhatjeve qe kane pësuar koficentet nga kompania www.flashscore.com. Untitled-4 Untitled-3 Untitled-2
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb