Federata sllovene zyrtarizoi se miqësorja kundër Shqipërisë do të zhvillohet më 30 mars në Koper dhe jo në Udine siç ishte programuar. Por ky vendim nuk ka zgjidhur të gjitha pikëpyetjet që lidhen me këtë sfidë për kombëtaren kuqezi. Coronairus po përhapet në vendin tonë dhe deri në ditën e ndeshjes situata mund të ndryshojë. Kjo mbetet për t’u parë, por e sigurt është që një pjesë e mirë e stafit teknik dhe lojtarëve kuqezi luajnë dhe jetojnë në Itali.

2 6 1
2 6 1

Dekreti i fundit i qeverisë italiane vendos të gjithë vendin në “zonë të kuqe”. Kjo do të thotë se asnjë person nuk lejohet të hyjë apo të dalë nga territori ku është rezident. Si pasojë, Edi Reja, ndihmësit e tij italianë dhe futbollistët që ndodhen në Itali e kanë të pamundur të udhëtojnë. Burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë të ditur për “Balkanweb” se po studiohen të gjitha mënyrat, ndërsa shpresohet në gjetjen e një zgjidhjeje.

Kombetarja Stervitje Nentor 1
Kombetarja Stervitje Nentor 1

Po ashtu, duke qenë se përveç Shqipërisë edhe kombëtare të tjera kanë programuar miqësore, shpresohet edhe në një ndërhyrje të UEFA-s. Deri tani të gjitha këto janë në planin e hipotezave, megjithëse nëse situata nuk ndryshon shpejt në Itali, atëherë kombëtarja e Shqipërisë, në rastin më të mirë nëse ndeshja luhet, rrezikon të paraqitet pa disa prej lojtarëve më të rëndësishëm dhe mbi të gjitha pa trajner.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb