TIRANE– Pas dyshimeve dhe disa shkrimeve në media se ish ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka përdorur një dokument të falsifikuar nga Prokuroria e Katanias për të treguar se nuk është nën hetim, avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia ka sqaruar të vërteten.

Në një lidhje telefonike për emisionin ‘Top Story’, avokati tha se letra që klienti i tij ka marrë është e vërtetë dhe nuk ka asnjë një arsye për të pasur dyshim. Avokati ka sqaruar se dokumenti është marrë direkt nga Sekretaria e institucionit, ndryshe nga dokumentet që janë marrë nga titullari.

“Lidhur me kërkesën që është bërë publike sot, dua të sqaroj se çdo kush mund të marrë një vërtetim. Në lidhje me avokatët e tjerë në Itali, morëm vërtetimin se Saimir Tahiri nuk është nën hetim nga autoritetet italiane. Edhe ju keni konfirmuar që nuk ka ngarkesë penale për zotin Saimir Tahiri të lidhur me Habilajt. Avokati në Itali ka në dispozicion të gjithë dosjen. Ka dy lloj se si jepet një letër. Letra e marrë nga avokati italian është marrë nga titullari i institucionin, ndërsa ne e kemi marrë nga sekretaria e institucionit.

Ky ishte një dokument i marrë nga ne privatisht. Ne kemi bashkëpunuar me avokatë italian që letra të merrej në mënyrë urgjente se nuk kishte kohë pasi parlamenti kishte seancën. Letra është më numër protokolli, është marrë nga sekretari ka emër dhe vulë. Ne e morëm atë dokument që nuk kishte vlerë juridike, nëse organi i prokurorisë në Shqipëri do të na kërkonte neve, ne do t’i ishim drejtuar institucionit të prokurorisë”- tha Maks Haxhia.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: