Nga: Klodjana Haxhiaj

DURRES- Pas identifikimit të dy vajzave me të cilat u takuan për herë të fundit para atentatit, Juxhin Dauti dhe Ervin Dalipaj, hetuesit kanë sekuestruar telefonat celularë të tyre.

Burime të News 24 dhe BalkanWeb thonë se ka dyshime se ato mund t’i kenë sjellë në pritë dy viktimat. Hetimet përfshijnë çdo thirrje telefonike të kryer prej tyre, para e pas vrasjes, por kështu edhe qelizat e thirrjeve të mëparshme.

Të njetjat burie saktësojnë se janë sekuestruar e pritet zbardhja e tabulateve telefonike të dy viktimave, për të kuptuar se cilët persona kanë qenë në dijeni të lëvizjes së tyre.

Edhe pse ka pasur kamera sigurie, pronari i pikës së servisit të automjeteve ka deklaruar për prokurorët e çështjes se nuk ka server, dhe nuk ka regjistruar asgjë në lidhje me atë çfarë ngjau jashtë dyerve të autoservisit rreth 200 metra larg prej tij. Nga marrja në pyetje e një prej punonjësve të servisit u zbulua identiteti i vajzave që u panë në shoqërinë e dy viktimave.

Në total policia dyshon se drejt mjetit është qëlluar me një breshëri prej 50 plumbash automatiku, nga të cilat 32 kanë prekur trupat e viktimave. Në drejtim të mjetit ka qenë Juxhin Dauti, ndërsa në trupin e pajetë të Ervin Dalipajt u gjet një armë tip pistoletë, dhe policia po heton për të mësuar nëse është përdorur gjatë sulmit. Në xhepat e dy viktimave janë gjetur një shumë prej 7000 eurosh, 5000 nga të cilat i kishte Ervin Dalipaj dhe 2000, 27-vjeçari Juxhin Dauti. Mësohet gjithashtu se automjeti i viktimave është marrë pak ditë më parë me qira në një koncesionar.

Janë rreth 18 persona të shoqëruar deri tani për ngjarjen,ndërsa Dy janë pistat ku janë fokusuar hetimet e policisë për vrasjen e dyfishtë, ajo e konflikteve të kaluarës kriminale të 39-vjeçarit Ervin Dalipaj si dhe pista e hakmarrjes. Nuk përjashtohet nga hetimi edhe e kaluara e Juxhin Dautit.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: