Zbulohen detaje të reja për 48-vjeçarin që u vra mbrëmjen e sotme në Sukth me automatik. Gazetari Igli Çelmeta duke iu referuar burimeve nga policia raportoi për “BalkanWeb” se Arben Mërkuri Ismaili kishte pseudonimin “Maneci”.

Viktima ishte një emër i njohur për policinë. 48-vjeçari dyshohej si person i përfshirë në krime kundër personit, për vrasje ne pagesë, por nuk ka asgjë të dokumentuar.

Dyshohet gjithashtu që “Maneci” mund të ketë marrë pjesë në dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb