Një ndihmësanestezist i sallës së kirurgjisë në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës dyshohet se është prekur nga COVID-19. Mjeku ka dalë me tampon negativ, por në skaner ka imazhe.

Për këtë arsye ai është karantinuar, ndërsa zyrtarisht pohohet se salla e kirurgjisë vijon të punojë normalisht.

Burimet thanë për gazetaren Brikena Metaj se në total në spital janë marrë 20 tamponë nga stafi i mjekëve dhe infermierëve. Ndërkohë që sipas ISHSH salla e kirurgjisë nuk është mbyllur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb