Tre persona janë paraqitur të plagosur në spitalin e Sarandës, mbrëmjen e kësaj të hëne.

Të plagosurit janë Shaban Avduli dhe dy djemtë e tij të cilët mësohet se kanë marrë plagë të shumta.

Dyshohet se plagët janë shkaktuar nga sulme me sende të forta. “BalkanWeb” raporton se ngjarja ka ndodhur në Çuke, në Sarandë dhe se autor i ngjarjes dyshohet Skender alias Stefan Gjinika, i cili është shpallur në kërkim nga policia.

Mësohet se Skender alias Stefan Gjinika, rezulton me precedent të mëparshëm.

Bëhet me dije se 62-vjeçari Shaban Avduli ka marrë plagë në kokë. Ndërsa 37-vjeçari Florenc Avduli ka marrë plagë në dorë, ndërsa djali tjetër mësohet se ka pësuar shembje në brinjë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb