Shefi i sigurisë kibernetike i Gjermanisë mund të përballet me shkarkimin për lidhje të dyshuara me shërbimet e inteligjencës ruse

Lajmi është bërë i ditur nga burime pranë qeverisë për median gjermane APF.

Arne Schoenbohm, kreu i agjencisë federale të sigurisë së informacionit, u akuzua në një hetim të fundit nga transmetuesi ZDF për kontakte me Rusinë përmes Këshillit të Sigurisë Kibernetike të Gjermanisë.

Schoenbohm ishte një bashkëthemelues i shoqatës, anëtarët e së cilës përfshijnë një kompani gjermane që është një degë e një firme ruse të sigurisë kibernetike të themeluar nga një ish-punonjës i KGB-së, thuhet në raport.

Ministria e Brendshme tha se po i merrte seriozisht faktet që janë raportuar dhe po i hetonte ato në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe po shqyrtonte të gjitha opsionet se si të merrej me situatën”.

Një paraqitje e përbashkët e planifikuar nga Schoenbohm dhe ministrja e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, për të paraqitur një raport mbi sigurinë kibernetike gjermane është anuluar pasi ministria kërkon të sqarojë akuzat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb