Pas njohjes me rastin e skandalit të futbollistit të Barcelonës, i cili dyshohet se është përfshirë në një përplasje  dhe ka ushtruar dhunë ndaj këngëtarit të njohur, Berkay Sahin,  në një lokal nate në Turqi, tashmë është marrë masa ndëshkimore.

Bëhet fjalë për lojtarin Arda Turan, i cili është dhënë në formë huazimi tek skuadra turke e Baksaksehir. Gjoba financiare e vendosur nga klubi Baksaksehir mban shifrën 370.000 euro. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Turan, i cili shkruan se nuk ka patur dhunë, por thjesht një debat. Sipas tij, media e ka zmadhuar duke i bërë jehonë një veprimi, i cili sipas tij nuk ka ndodhur.

Klubi turk ka thirrur  me urgjencë mbledhje e bordit  për rastin në fjalë.  “Duke ja lënë çështjen në dorë drejtësisë, ne do të gjobisim Arda Turan me 2.5 milion lira turke dhe do të donim të informonim publikun se detyrimet profesionale të lojtarit do të vijojnë derisa gjykata të marrë vendimin e saj përfundimtar”, thuhet në reagimin e klubit. Sipas Anadolu Agency,  lojtari rrezikon të dënohet me 12,5 vite burg.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb