Polumbarët e Forcave Speciale dhe Policia Kufitare vijojnë prej ditës së djeshme kërkimet për gjetjen e 18-vjeçarit, i cili u raportuar i humbur në Plazhin e Shëngjinit.
I riu dyshohet se është mbytur ditën e djeshme, në det, në zonën e Ranës së Hedhun. 18-vjeçari nga Kruja humbi kontaktet me familjarët pasditen e së dielës.
Ishin pikërisht familjarët e tij që denoncuan rastin në polici, e cila nisi kërkimet për gjetjen e të riut.
(BalkanWeb)