Është shkarkuar nga detyra prokurori i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, Fatmir Lushi.

Lushi edhe më parë ishte shkarkuar nga ana e KPK, pasi u konstatuan probleme me pastërtinë e figurës dhe pasurinë e tij.

Sipas hetimeve të kryera nga DSIK, Lushi u vlerësua si i papërshtatshëm pasi dyshohej se kishte favorizuar persona nën hetim.

Pas seancës, Lushi ankimoi vendimin në KPA për rivlerësimin e të dhënave lidhur me fatin e tij në sistemin e drejtësisë.

Mirëpo, edhe Kolegji i Posaçëm i Apelit vendosi që të lërë në fuqi vendimin e KPA, të marrë më datë 26 mars të 2019-ës.

Njoftim vendimi nga ana e KPA:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.27/2019, datë 20.05.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi, kundër vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 125, datë 26.03.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fatmir Lushi. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.09.2020.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb