Tre shqiptarë në Spanjë janë kapur nga autoritetet atje pasi dyshohej se ishin pjesë e një bande të vendosur në Vigo ku kryenin grabitje banesash.

Të tre personat, të moshës 22, 25 dhe 43 vjeç, me kombësi shqiptare, po qëndronin në një institucion Alfonso XIII dhe kishin mbërritur me autobus nga A Coruña.

Pas arrestimit të tyre, ditën e djeshme ata janë vënë në dispozicion të Gjykatës, e cila ka urdhëruar kthimin e tyre në vendin e origjinës.

Ata do të transferohen përkohësisht në CIE (Qendra e Internimit të Huaj) në Valencia, deri në dëbimin e tyre.

Deklarimi i tre të arrestuarve ka zgjatur për orë të tëra, pasi kërkohej ndihma e një përkthyesi.

Të gjithë theksuan që kishin ardhur në vend për të kaluar dhjetë ditë pushime dhe më i vogli shtoi se kishte ardhur për të bërë një punë si student.

Ata siguruan se më parë kishin qenë në Barcelonë, Madrid dhe Coruña. Gjatë dëshmisë së tij, një tjetër deklaroi se ndihej i kërcënuar në vendin e tij sepse vjehrri i tij donte ta vriste.

Sistemi i alarmit duhet të ishte aktivizuar gjatë paraqitjes së pasaportës pas mbërritjes në Spanjë me avion, por nuk ndodhi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: