Dy shtetas rusë janë identifikuar si të dyshuarit kryesorë për vrasjen të mbetur në tentativë të spiunit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.

Dy personat, të njohur me emrat Alexander Petrov dhe Ruslan Boshirov, thuhet se janë oficerë nga shërbimi inteligjent ushtarak i Rusisë.

Sipas autoriteteve angleze, ka prova mjaftueshëm mbi dy rusët për tentativën për vrasje, shkruan BBC.

Skripal, 66 vjeç dhe vajza e tij Yulia, 33, u helmuan me agjent nervor në muajin mars në Salisbury.

Image result for skripal

Dy ruset, besohet se kanë përdorur pseudonime, kanë udhëtuar me pasaporta ruse dhe mendohet të jenë rreth 40 vjeç. Ndërkohë nuk po punohet për ekstradimin e dy burrave, pasi Rusia nuk ka marrëveshje ekstradimi me Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë një urdhër arresti europian është bërë në rast se ato udhëtojnë në vendet e Bashkimit Europian.

Në përgjigje të ksaj, ministria e jashtme ruse ka thënë se emrat dhe fotot e dy personave “nuk kanë të bëjnë aspak me Moskën”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb