Të paktën 14 persona kanë ndërruar jetë dhe një tjetër është plagosur nga rrëzimi i helikopterit në veri të Sinaloa, “Black Hawk”, që i përkiste forcave të armatosura meksikane.

Njoftimi është bërë i ditur nga mediat meksikane, të cilët gjithashtu po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Policia Kombëtare Meksikane, ende nuk ka qartësuar, por dyshohet  se përplasja ka gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të kapjes së bosit të drogës Rafael Caro Quintero, operacion ky i kryer në një zonë aty pranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: