Timba al-Ali, 22-vjeçarja irakiane është vrarë nga babai i saj, teksa kishte vendosur të zhvendosej në Turqi.

Por ngjarja bëhet më e rëndë, pasi raportohet se më herët 22-vjeçarja kishte treguar se ishte abuzuar seksualisht nga vëllai i saj dhe se ky ishte shkaku që e kishte bërë atë të ndërmerrte vendimin për t’u larguar nga vendi i saj.

E reja, ishte një influencer në rrjete sociale. Grupet e të drejtave të njeriut po bëjnë thirrje për të zhvilluar protesta, ndërsa kërkojnë drejtësi për 22-vjeçaren dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb