Komisioneri Publik zhvilloi sot seancën për prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Adnan Kosova. Ky i fundit ishte edhe vetë i pranishëm në seancë, së bashku me avokatin mbrojtës, Sokol Hazizaj.

Beteja e prokurorit Kosova me Vettingun ka nisur prej më shumë se një viti. Ai u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, por ishte Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, që kërkoi rihetim, me arsyetimin se nuk plotëson kushtet për konfirmimin në detyrë.

Nga hetimet e KP, ka rezultuar se subjekti ka shmangur tatimet për vlerën 1 milion e 500 mijë lekë dhe për të ardhurat 2.5 milionë lekë për shitjen e një apartamenti në Korçë.

“Kanë ardhur denoncime të shumta nga publiku edhe pas afatit 15 ditor. Megjithatë, nëse vërtetohet e kundërta, ne tërhiqemi. Ka ardhur një denoncim, nëse ju jeni dakord, ne jemi gati ta sjellim. Denoncimi ka ardhur në 17 dhjetor 2019, ku pretendohet se Kosova ka lidhje të afërt me persona me të kriminale, në Berat. Persona me precedent penal, që sipas denoncuesit mund të gjenden edhe në Google.

Subjekti Kosova nuk arrin të justifikoj një shumë të konsiderueshme për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 98 m2. Kjo sjellje cënon besimin në publik”, thotë Komisioneri Publik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb