Një burrë i dyshuar për vrasjen e 70 tigrave të rrallë është arrestuar në Bangladesh pas një kërkimi policor 20-vjeçar.

Habib Talukder – i njohur si Tiger Habib – më në fund u kap pas një njoftimi, pasi ishin lëshuar tre urdhra të mëparshëm arrestimi për të, tha policia.

Ai ka operuar në pyllin e mangrove të Sundarbans, në kufirin midis Indisë dhe Bangladeshit. Zona është vendi me popullsinë më të madhe në botë të tigrave Bengalë. Tregtarët e tregut të zi blejnë kockat dhe madje edhe mishin e tyre për shitje në të gjithë globin.

“Ai ishte në arrati për një kohë të gjatë”, tha shefi i policisë Saidur Rahman Dhaka Tribune. 50-vjeçari Habib Talukder filloi “karrierën” e tij duke mbledhur mjaltë nga bletët në pyll.

Gjuetari i mjaltit Abdus Salam i tha agjencisë së lajmeve AFP se vendasit “njësoj e respektojnë atë dhe janë të frikësuar prej tij”. “Ai është një njeri i rrezikshëm që mund të luftojë vetëm me [tigrat] brenda pyllit.”

Oficeri Abdul Mannan i tha Dhaka Tribune se  policia dhe departamenti i pyjeve kishin kërkuar të arrestonin Habib Talukder për vite me radhë.  “Ai hyri fshehurazi në Sundarbans dhe gjuajti kafshë të egra, pavarësisht se u ndalua të hynte në pyll shumë kohë më parë” i tha ai gazetës. “Ai ka qenë duke kryer këto aktivitete kriminale, edhe pse ka raste të shumta denoncimesh kundër tij, disa banda të fuqishme janë të përfshira në këto krime fatkeqe”.

Gazeta raporton se i dyshuari u ndalua të shtunën në mëngjes. Të dhënat e regjistrimit të tigrave në Bangladesh të lëshuara në 2018 treguan se numrat në Sundarbans ishin rritur në 114 atë vit nga një rekord i ulët prej 106 në 2015.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb