Policia e Përmetit ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim prej një viti. Burime zyrtare bënë me dije se Shërbimet e Policisë Kufitare Tre Urat mesditën e djeshme, në afërsi të Pikës së Kalimit Kufitar “Tre Urat” bënë të mundur kapjen e shtetasit B. K., 54 vjeç, banues në Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhërin për ndalimin si i dyshuar, për Veprën Penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”, parashikuar nga neni 103/1 i Kodit Penal, pasi një vit më parë dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase me aftësi të kufizuara.

Materialet në ngarkim të shtetasit B. K. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb