Numrat e telefonit përdorur  nga princesha e Dubait thuhet se janë gjetur si pjesë e një hetimi në spiunet e hakerimit të telefonit të njohur si Pegasus.

Princesha Latifa është vajza e sundimtarit të Dubait, dhe Princesha Haya Bint al-Hussain është ish gruaja e tij.

Në mes të shkurtit, BBC Panorama transmetoi një video sekrete nga Princesha Latifa në të cilën ajo tha se po mbahej si peng dhe kishte frikë për jetën e saj.

Ndërkohë Princesha Haya iku nga Dubai në 2019 duke thënë se kishte frikë për jetën e saj.

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë mohuar akuzat e të dy grave.

Numrat e tyre janë me sa duket në një listë me rreth 50,000 numra telefoni të njerëzve që besohet se janë me interes për klientët e firmës me bazë në Izrael NSO Group.

(BalakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb