Ndërpriten kërkimet për gjetjen e mjetit që dyshohet se ka rënë në ujërat e lumit Seman mëngjesin e sotëm.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se pas rreth 4 orë kërkimesh pa ndërprerje, polumbaët e RENEA nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shenjë të mjetit.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në vendin e quajtur “Ura e Mbrostarit”, janë konstatuar të thyer parmakët anësore të njërit krah të kësaj ure.

Në anë të rrugës është gjetur targa e një automjeti. Nga verifikimet rezultoi se kjo targë i përket një automjeti të marrë me qira nga shtetasi M. L., 26 vjeç, banues në Fier, me të cilin nuk është bërë e mundur marrja e kontaktit pasi numri telefonit del i fikur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: