Humbjet e përditshme të Rusisë në frontin e luftës kanë shkaktuar pakënaqësi të Vladimir Putinit ku dhe ka filluar ‘spastrimet’ e para në radhët e ushtrisë.

Rusia ka pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit të Ukrainë.

Gazetari investigativ, Gristo Grozev, në një reagim të fundit në Twitter, duke cituar burime të pavarura, ka thënë se shërbimi rus i sigurisë FSB (pasardhësi i KGB-së), ka arrestuar zëvendësdrejtorin e Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov.

“Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë në sigurinë personale të Putinit”, tha Grozev.

Arsyet e arrestimit të Gavrilov nuk dihen për momentin, por sipas disa burimeve, oficeri rus u arrestua për rrjedhje të informacionit ushtarak, me pasojë humbjen e jetës., ka thënë më tej gazetari.

Vvv

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb