Një 19-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte shpallur në kërkim nën dyshimet se kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirë me një të mitur 15 vjeç.

Për 19-vjeçarin është dhënë masa e sigurisë “Arrest në burg”, në akuzën për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.

Njoftimi i policisë: 

Mallakastër

I shpallur në kërkim, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 15-vjeçare, pa dëshirën e saj, lokalizohet dhe vihet në pranga.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në inteligjencë informative, kapën dhe ndaluan shtetasin:

-L. B., 19 vjeç, banues në Mallakastër, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 05.04.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. 19-vjeçari, dyshohet se në qershor të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 15 vjeçe, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: