TIRANË- Policia e Tiranës ka ndaluar dy të rinj nga Laçi pasi akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy studente. Burime zyrtare bëjnë me dije se dje është bërë ndalimi i 26-vjeçarit Elis Pasha dhe 25-vjeçarit Henri Talo, të dy banues në Laç. Ndaj tyre kanë denoncuar dy studente të Fakultetit të Mjekësisë, 23-vjeçarja K.L., banuese në Peqin si dhe 21-vjeçarja R.Sh. nga Korça.

Studentet kanë dëshmuar në polici se dy të rinjtë i kanë përdhunuar në ambientet e një moteli në rrugën Vorë-Rinas. Menjëherë policia ka nisur hetimet dhe ka ndaluar dy të rinjtë, të cilët janë marrë në pyetje. Ndërkaq është pyetur edhe punonjësi i sportelit, i cili ka deklaruar se vajzat kishin hyrë me vullnetin e tyre në motel. Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: