Shërbimet speciale të Polonisë i kanë kërkuar ministrisë së jashtme të vendit të dëbojë 45 diplomatë rusë, sipas një zëdhënësi.

Stanislaw Zaryn tha se disa nga individët pretendohej se punonin për shërbimet sekrete ruse nën mbulesën e punës diplomatike.

Agjencia e lajmeve Reuters citoi një zëdhënës të paidentifikuar të qeverisë të ketë thënë se ambasadori rus në Poloni ishte thirrur në ministrinë e jashtme lidhur me rastin dhe vendimet për hapat e mëtejshëm do të shpalleshin pas takimit.

Ministria e Jashtme e Rusisë u citua nga agjencia e lajmeve RIA Novosti të ketë thënë se do të hakmerrej nëse diplomatët e saj dëbohen.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: