Kanë rifilluar sërish kërkimet për gjetjen e automjetit tip “Golf” që dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman pas përplasjes me parmakët e hekurt të urës së Mbrostarit në Fier.

Pas kërkimeve disa ditore rreth nja muaj më parë, nuk ka asnjë shenjë të automjetit, por as nuk dihet fati i 26-vjeçarit Mateo Lika. Ditën e sotme polumbarët e RENEA-s kanë filluar sërish kërkimet përgjatë gjithë rrjedhës së lumit.

Mësohet se kushtet e favorshme të motit dhe rënia e prurjeve në lumin Seman kanë bërë që ekipet e polumbarëve të kthehen pranë vendit ku një muaj më parë u konstatuan të dëmtuar parmakët e hekurt të urës dhe u gjet një targë automjeti i cili mësohet se ishte marrë me qira nga 26-vjeçari. Prej nga ajo dite nuk ka asnjë informacion për këtë të fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb