Të paktën 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një aksident në autostradën Zagreb-Goriçan mëngjesin e së shtunës. Të aksidentuarit janë dërguar në spitale të ndryshme, ku po marrin trajtimin mjekësor të nevojshëm.

Sipas informacioneve aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 05:30. Në autobusin, i cili doli nga rruga dhe ra brenda një kanali, kishte pelegrinë që ishin nisur për në Medjugorje nga qyteti polak i Tomaszow Mazowiecki, i cili është rreth 1350 km nga destinacioni përfundimtar.

Nuk ka ende të dhëna mbi shkaqet e aksidentit apo rrethanat në të cilat ka ndodhur, por paraprakisht dyshohet se shoferin e ka zënë gjumi në timon.

Policia shkoi në vendngjarje dhe po kryen hetimet. Ndërsa ekipet e zjarrfikësve bënë të mundur nxjerrjen e viktimave dhe të plagosurve nga autobusi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: