Është zbuluar identiteti i të plagosurit me armë zjarri në Theth. Gazetari Senad Nikshiqi, raporton për “BalkanWeb”, se i plagosuri është 47-vjeçari Gëzim Ndrezaj.

Ky i fundit ndërtonte si murator, e kryesisht, merrej me ndërtimin e shtëpive.

Dyshohet se ai është plagosur për prishje pazari me autorin. Policia ka mundur ta identifikojë atë dhe po punon për kapjen e tij, ndërsa sipas banorëve efektivët kanë mbërritur me shumë vonesë në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb