Infermieri amerikan, William George Davis, është dënuar me vdekje. Ai akuzohet se i ka injektuar ajër katër pacientëve në një spital, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

“Është personi i duhur për një vrasës serial”, tha prokurori i qarkut Smith, Jacob Putman.
Davis është shpallur fajtor më 19 tetor nga një juri profesionistësh për injektimin e ajrit i cili përbëhej nga Christopher Greenaëay, 47 vjeç, Jose Kalina, 58 vjeç; Ronald Clark, 68 vjeç; dhe John Lafferty, 74 vjeç. Në gjykatë, u shpreh se mjekët ishin në mëdyshje se si pacientët u sëmurën, pasi rezultatet treguan se
kishte ajër në trurin e tyre, raporton Neë Yort Times.

Davis rezulton infermieri i vetëm në detyrë në momentet e vdekjeve të pacientëve, dhe videot treguan se ai hynte në dhomën e pacientit më herët se të tingëllonte monitori i zemrës tre minuta më vonë.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: