Sezoni i ri futbollistik në Serie A ëshë në prag, por situata te Torino nuk është aspak e mirë. Trajneri i skuadrës Granada, Ivan Juricc ka përjashtuar 6 lojtarë nga ekipi. Bëhet fjalë për Simone Verdi, Simone Zaza, Armando Izzo, Simone Edera, Vincenzo Millico dhe Krisztofer Horvath.

Sipas asaj që shkruan Tuttosport, ky vendim i numrit një të pankinës torineze vjen për shkak të dyshimeve të tij se njëri prej të sipër-përmendurve ka regjistruar videon e konfliktit të disa javëve më parë me drejtorin Vagnati.

Vlen të theksojmë se sherri ndodhi për merkaton, pasi edhe pse u larguan shumë futbollistë si Bremer, Brekalo, Mandragora, Praet dhe Belotti, nuk u gjetën zëvendësuesit për ta.

Rg

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: