Athina është shndërruar në një arenë përplasjesh me armë mbrëmjen e kaluar, teksa bilanci është i rëndë. Tre shqiptarë u vranë, 3 persona të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre 2 policë.

Sipas informacioneve të protothema.gr, sherri ka ndodhur mes dy familjeve shqiptare të cilat dyshohet se merreshin me shpërndarje droge. Dy viktimat Jani T. dhe Gëzim A., ishin arrestuar në maj për trafik narkotikësh. Njëri prej tyre dyshonte se kishte qenë tjetri që e kishte spiunuar.

Gjithçka nisi mëngjesin e së shtunës, kur anëtarët e dy familjeve u takuan në rrugën Kourtidou, në Kato Patisia, për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre personale.

Megjithatë, atmosfera nuk vonoi të përkeqësohej dhe shumë shpejt ata u përplasën me armë.
Pak pas orës 21:30, në kryqëzimin e rrugëve Georgiou Nazou dhe Kourtidou , në Kato Patisia, një “Mercedes” me një drejtuese femër dhe dy pasagjerë të tjerë është afruar dhe ka qëlluar një drejtues motori të ri, duke e plagosur rëndë.
Motoçikleta ndiqej nga babai i viktimës, në një makinë tip “Audi”, në të cilën udhëtonin dy persona të tjerë.

Babai, gjithmonë sipas burimeve të ELAS-it, ka qëlluar autorin e plagosjes së të birit dhe e ka plagosur për vdekje.
Pasagjeri i Audi-t, i cili tentoi të vraponte për t’u mbrojtur, u godit dhe u plagos nga një makinë që kalonte.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=4d2qHx4QV0k&feature=emb_logo

Në të njëjtën kohë, pasagjeri i “Mercedes”-it i cili më parë kishte hapur zjarr është larguar nga makina. Menjëherë pas kësaj ai ka ndaluar një shofer që kalonte dhe i ka marrë me armë mjetin, një “Yaris” i zi dhe iku drejt Agioi Anargyros.
Policia greke u vu menjëherë në lëvizje për gjetjen e shqiptarit të arratisur nga Patisia. Ai e lokalizoi atë në 124 Avenue, në Agioi Anargyrou, ku dyshohet se kishte për qëllim të kryente një grabitje në një lokal.

I dyshuari ka tentuar të ikë në këmbë. Makina e patrullës e ka ndjekur. Më pas, burri ka qëlluar në drejtim të efektivëve të policisë, duke plagosur njërin në këmbë, ndërsa i dyti ka marrë një plumb lart në shpatull. Policia iu përgjigj zjarrit, duke plagosur për vdekje autorin e armatosur.
Ndërkohë është arrestuar edhe drejtuesja femër e “Mercedes”-it.

https://www.youtube.com/watch?v=v_MJH1hT310

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: