Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës së kaluar në Tiranë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se një 57-vjeçar ka tentuar të vrasë veten, në banesën e tij, pasi dyshonte ishte prekur me koronavirus.

Mësohet se shtetasi R. Sh. ka tentuar të vrasë veten, duke prerë damarët, por fatmirësisht ka shpëtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

I pyetur nga policia, ai ka deklaruar se veprimin e ka kryer në momente depresive, pasi dyshonte se ishte infektuar me Covid-19.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb