Andrea Pirlo mbetet në pritje të qendërsulmuesit, praktikisht enigma është zgjidhur pasi atë post pritet ta marrë Edin Dzeko por sulmuesi boshnjak ka mbetur peng i Milik. Roma dhe Napoli nuk kanë gjetur ende akordin përfundimtar për transferimin e polakut në kryeqytet, çka pengon largimin e Dzeko. Juventus mbetet në pritje por çdo gjë e ka një limit, palët kërkojnë që gjithçka të zgjidhet përpara të dielës së ardhshme ku kalendari ka rezervuar sfidën Roma-Juve. Në çdo rast, edhe nëse Milik nuk transferohet në Romë, “Zonja e Vjetër” ka gati planin B, një ofertë të re për Romën: 17 milion euro. Kjo është një shifër e parezitueshme duke parë dhe moshën e Dzekos, 34 vjeç.

Kumbulla
Kumbulla

As trajneri Fonseca nuk i bën më llogaritë me Dzekon në formacion, këtë e konfirmoi në sfidën e fundit kundër Verona ku e la në stol për 90 minuta. E gjithë vëmendja e drejtuesve të Juves është përqendruar në këtë pikë, të veshin boshnjakun bardhezi pasi siç u shpreh dhe Pirlo pak ditë me parë, opsioni Luis Saurez është mbyllur përfundimisht.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: