Deputetja e PS, Mimi Kodheli në një mesazh në FB bën me dije se ka pranuar të jetë e 21-ta në listën e PS në Tiranë.

Kodheli thotë se është e bindur se do ia dalë edhe kësaj radhe me mbështetjen e miqve të saj.

Ajo përbri mesazhit ka publikuar një foto të 20 viteve më parë kur u bë pjesë e politikës në qytetin e  saj të lindjes, Tiranë.

 

STATUSI NGA MIMI KODHELI

Kanë kaluar plot 20 vite nga kjo foto dhe nga dita kur u ftova të bëhesha pjesë e politikës transformuese të qytetit tim të lindjes, Tiranës.

Pas 2 dekadash, mbrëmë kam pranuar sfidën e radhës të cilës, jam e bindur që do t’ia dal me ndihmën dhe mbështetjen tuaj miqtë e mi. 2021 do të jetë një vit i mbarë për të gjithë!

#Votops20votomkodheli21

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb