BERAT

Gjykata e Beratit dënoi sot me 1 vit burg mjeken Shpresa Karkanjozi, e cila akuzohej për “mjekim të pakujdesshëm”, që solli vdekjen e një fëmije 3 vjeçe në Repartin e Pediatrisë. Ngjarja në fjalë ndodhi më 23 Janar të vitit 2017.

Gazetarja Eneda Petova raporton për ‘BalkanWeb’ se pas pretencës së kërkuar nga Prokurori Dritan Gripshi në 7 Nëntor për dënimin me 4 vite burgim për mjeken, gjykata dëgjoi sot edhe mbrojtjen e avokatit dhe vetë të pandehurës dhe pasi u tërhoq për disa minuta dhe edhe vendimin. Vetë mjekja Shpresa Karkanjozi deklaroi në sallën e gjyqit se ishte e pafajshme. Gjyqtari Agron Vavla lexoi dënimin për Karkanjozin, i cili u konvertua nga 1 vit burg në 2 vite shërbim prove.

Gjyqtari Vavla vendosi gjithashtu edhe dënimin plotësues me heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionin të mjekut për 2 vite. Nga ana tjetër prindërit e vajzës u shprehen të pakënaqur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Beratit dhe deklarojnë se do ta apelojnë atë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb