Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i është përgjigjur deklaratave të Gazment Bardhit i cili akuzon ish-ministrin se ka udhëtuar mbi 15 herë jashtë Shqipërisë, ndërkohë që i gjithë aparati shtetëror ishte vendosur në gatishmëri të mafies së plehrave.

Me një postim në Facebook, Gjiknuri bën me dije se ka paditur  për shpifje sekretarin e Pergjithshëm të PD. Sipas tij për hir të transparencës ndaj opinionit publik i është drejtuar zyrtarisht autoriteteve përgjegjëse dhe nga 17 datat e pretenduara nga PD si lëvizje jashtë vendit, sipas sistemit TIMS 14 rezultojnë të pavërteta. Ai mohon të ketë pasur një udhëtim charter.

Në fund i këshillon Bardhin të heqë dorë nga mandati i deputetit për shpifjet që nxjerr nga goja.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb