Një skandal me nuanca rozë ka trazuar Francën, teksa në qendër të tij ka qenë presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Noël Le Graët. Ai është akuzuar nga agjentja simpatike, Sonia Souid, e cila pretendon se gjatë kohës që punonte për të, është ngacmuar seksualisht nga ai.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit, i cili u mblodh me urgjencë sot, vendosi pezullimin e përkohshëm të Noël Le Graët nga detyra e tij si president.

Sipas ‘L’Équipe’,  Le Graët do të bëjë një hap prapa të paktën deri në publikimin e auditimit të kërkuar nga Ministria e Sportit për të hedhur dritë mbi akuzat për ngacmime seksuale dhe situata të tjera të brendshme në FFF.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: