Ish-drejtori i FBI-së, James Comey i është përgjigjur akuzave të Donald Trump, i cili e akuzoi për shpifje.

BBC raporton se ai u shpreh në një intervistë se “Trump është moralisht i papërshtatshëm për të qenë president”

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey ka thënë se Donald Trump i trajton gratë si ‘copa mishi’. Ai tha se Trump gënjen vazhdimisht dhe mund të ketë penguar drejtësinë.

Disa orë para transmetimit të kësaj interviste, presidenti amerikan sulmoi z.Comey për “shumë gënjeshtra”.

Ndërkohë, ish shefi i FBI, shprehet: “Presidenti ynë duhet të mishërojë respekt dhe t’i përmbahet vlerave që janë në thelb të këtij vendi”

“Presidenti Donald Trump nuk është në gjendje t’i përmbahet vlerave të këtij vendi, më e rëndësishmja: për të qenë i vërtetë. Ky president nuk është i aftë për ta bërë një gjë të tillë”.

Për sa i përket rrezikut të mundshëm për një shantazh nga ana e Rusisë, Comey i referohet dosjes famëkeqe të Cristopher Steel, ish– spiunit britanik që mblodhi informacione të rëndësishme dhe paksa të sikletshme në Rusi. Midis këtyre ai që kryeson është posedimi i një video-je nga autoritetet ruse që i përket vitit 2013 dhe tregon Trump-in në një hotel në Moskë me disa prostituta. “Nuk e di nëse Trump ka qënë me ato prostituta – tha Comey, por edhe e pamundur nuk më duket”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: