Opinioni i fshatit që akuzon Etlevën dhe Serjanin, dy protagonistët e kësaj puntate të “Shihemi në Gjyq” si kushërinj që kanë marrëdhënie intime, buron nga një fakt i pathënë deri në këtë moment.

Etleva, tregon në “E diela shqiptare” në Tv Klan se në fakt nuk ka lidhje gjaku me atë që e quan kushëriri i tretë, të cilin e mban prej disa kohësh në shtëpi.

Etleva: Më fal prindërve të mi se tani, publiku nuk e di, edhe ju nuk e dini sepse unë jam një vajzë e marrë në jetimoren e Durrësit dhe më ka adoptuar Refat Malia dhe Idajete Malia.

Eni Çobani: Pra domethënë, ju nuk jeni kushërinj me zotërinë?

Etleva: Po tani…

Ardit Gjebrea: Ah, domethënë ju nuk keni lidhje gjaku me njëri-tjetrin?

Etleva: Po tani, unë e respektoj ti i nderuar Ardit, nga babai sepse të hedhësh amanetin e babait…

Eni Çobani: Është tjetër të respektosh amanetin e babait dhe tjetër ta kesh kushëri pra. Unë të falënderoj për sinqeritetin sepse normalisht unë këtë gjë e dija, por po prisja ta thoje ti.

Ardit Gjebrea: Nuk janë kushërinj?

Etleva: Jo, jo.

Eni Çobani: Kur Arditi të pyeti, ti the “kushëriri i tretë”. Në fakt duhet të kishe thënë, “nuk e kam asgjë, por nga prindërit birësues, bie kushëriri i tretë”, por ti nuk e ke asgjë. Prindërit e tu, po e kanë pasur, babai yt më saktë, e ka pasur kushëri, por jo ju, ju nuk keni asnjë lidhje.

Etleva thotë se opinioni i fshatit kështu e ka, kjo mund të ndodhte edhe nëse ajo do fuste në shtëpi ndonjë kafshë. Më tej, ajo rrëfen se ka mbajtur edhe njerëz të tjerë në shtëpi.

Etleva: Gjen një njeri, grua e fut në shtëpi, se unë kam patur prapë në shtëpi 6 muaj, një grua të ndarë nga bashkëshorti, ndenji 6 muaj te unë me dy fëmijë.

Ardit Gjebrea: Po për atë s’thanë gjë?

Etleva: Tani, fshati mund të thotë prapë e pati dashnore.

Eni Çobani: Pastaj dy vjet ke mbajtur një tjetër?

Etleva: Pastaj mbajta një italian që iu dogj shtëpia.

Eni Çobani: Po pse gjithmonë tek ju? Ju jeni në gjendje të mirë ekonomike?

Etleva: Jo, unë nuk jam në gjendje të mirë, jam në gjendje mesatare si gjithë të tjerët.

Eni Çobani: Por keni zemrën e madhe./tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: